INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatori shqiptar tregon si shkoi 'lufta' me Covid-19 për të dhe bashkëshorten e tij [FOTO]

Moderatori shqiptar tregon si shkoi 'lufta' me Covid-19 për të dhe bashkëshorten e tij [FOTO]

Publikuar më: 20:29 28-10-2020

Agron Llakaj dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë luftuar për 20 ditë me radhë me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale. Llakaj tregon se pas 20 ditësh, ata kanë rezultuar negativë. Ai Llakaj shton se beteja me Covid-19 për ta ka qenë relativisht e moderuar dhe se ja dolën falë kujdesit të jashtëzakonshëm të vajzës së tyre, Alikdës.

“Te dashur miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik… ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga”, ka shkruar Llakaj në postimin e tij. Në fund aktori ka treguar se do rikthehet me dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166