Shqipëria gjithnjë e më shumë po fillon të vizitohet nga shtetasit e huaj dhe të famshëm ndërkombëtarë, të cilët e cilësojnë vendin tonë si një bukuri të fshehur mesdhetare dhe ku kalohen pushime me kosto mjaft të ulëta.
Pak ditë më parë, ishte aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, e cila shijonte disa ditë relaksi në brigjet e Jugut, ndërsa së fundmi, një nga prezantuesit më të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Steve Harvey ndodhet po ashtu me pushime në Shqipëri.
Në llogarinë e tij në Instagram Harvey, i cili përpos programit të tij televiziv në SHBA, prezanton gjithashtu spektaklin “Miss Universe”, tregon se ndodhet në Shqipëri.
Në videon e postuar, ai i shpjegon ndjekësve të tij ku ndodhet Greqia, dhe se dy vendet tregon kanë një orë diferencë.