E ftuar në një emision radiofonik, në një nga radiot më të mëdha në Angli, Dua Lipa është përballur me një situatë paksa të sikletshme.
Nga “gërmimet” në Instagram, moderatori Roman, ka veçuar disa foto të saj për të cilat ka dashur të marrë më shumë informacion nga vetë këngëtarja.
Midis tyre ka qenë njëra ku ajo nuk puth, por lëpin të dashurin që duhet shtuar se është me ngjyrë. Një tjetër foto që është pritur me të qeshura, është edhe ajo ku Dua mban një lepur të mbi shpatulla për të cilin ka sqaruar se ishte i një mikut të menaxherit të saj. Fotoja me të cilën është mbyllur edhe biseda më pas, tregon këngëtaren në një pozicion të çuditshëm mbi një tavolinë. Pasi ka dhënë sqarimet përkatëse për secilën foto, Dua nuk e ka fshehur faktin se e gjithë kjo ishte paksa e sikletshme për të. Sidoqoftë humori dhe të qeshurat e shkaktuara nga situata e krijuar e kanë bërë intervistën edhe më interesante.