Ai sot është i përkushtuar kokë e këmbë ndaj Marina Vjollcës, por jo gjithmonë ka qenë kështu.
Dikur Getoari kishte sy vetëm për një bukuroshe të ekranit, me të cilën ka qëndruar në një lidhje intensive për rreth 3 vjet. Është vetë e zonja e punës, Hana Shehu e cila na tregon mbi lidhjen dhe ndarjen e tyre duke na kthyer pas në kohë, ekzaktësisht 7 vite për të qenë të saktë. Ajo ka treguar se ishte shumë e rë dhe të dy ishin shumë të zënë, ajo me studime ndërsa Geti me koncerte, dhe për këtë arsye janë ndarë. Mapo bën publike fjalët e Shehut, e cila shtoi gjithashtu se gjatë 3 viteve janë ndarë vetëm një ditë, e cila ishte dhe e fundit. Sot të dy ata janë në lidhje të konsoliduara, me Ghetton që ka në plan të martohet me Marinën, ndërsa Hana do të bashkohet në kurorë me menaxherin e club-eve Shkumbin Noka.