Ajo është inspirim për shumë femra dhe “fiksim” për shumë meshkuj. Rihanna është padiskutim një ndër artistet më me ndikim në botë dhe shumë e preferuar nga publiku. Veshjet e saj kthehen menjëherë në trend dhe siç duket kështu ka ndodhur me një fustan që ajo ka veshur së fundmi.
Bëhet fjalë për këtë fustan të shkurtër, mëndafshi, i rrudhosur në fund dhe me disa rripa.
Një fustan të ngjashëm e ka veshur edhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu, por me ngjyrë të gjelbër.
Edhe Liberta kishte zgjedhur një palë sandale me takë të hollë dhe s`kishte çfarë të zgjidhte më mirë për këtë fustan kaq veror.
Kush duket më bukur, Liberta apo Riri?