INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja e famshme shqiptare e thotë TROÇ: 'Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi'!

Moderatorja e famshme shqiptare e thotë TROÇ: 'Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi'!

Publikuar më: 21:38 04-02-2020

 Moderatorja e njohur, Fjodora Fjora ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme dhe cila prej tyre është më e preferuara për to.

Gjatë bisedës dhe diskutimit në studio, ku nuk mumguan dhe të qeshurat, Fjodora pranoi se diamantet dhe gurët e çmuar nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të asnjë gruaje, edhe pse sipas saj, kujdesi estetik është po aq i nevojshëm.

Moderatorja i mëshoi faktit se bizhuteritë janë aksesorë të nevojshëm për çdo femër, pasi i japin asaj një peshë dhe qëndrim tjetër në sy të të gjithëve. Më tej ajo tregoi dhe një detaj interesant, i cili nuk i shpëtoi audiencës.

“Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi…I prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty’”, tregoi Fjodora duke treguar dhe dashurinë e madhe që ka për to.

Megjithatë e dyzuar mes “botox-it” dhe diamateve, shpesh Fjora pohoi se të dyja i duhen femrave në përgjithësi pas një kohe të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0050990581512451