INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja e IN Tv në kopertinën e kësaj reviste [FOTO]

Moderatorja e IN Tv në kopertinën e kësaj reviste [FOTO]

Publikuar më: 13:35 23-03-2017

Moderatoren bukuroshe nuk jemi mësuar ta shohim vetëm në ekran, por edhe në kopertina revistash.

Arjolën, të cilën e ndiqni çdo javë në “Tek Unë”, këtë herë e gjeni dhe në faqen e parë të revistës së njohur Harmony. E përmuajshmja Harmony i ka kushtuar këtë edicion të sajin “Forcës së Femrës”, duke e gjetur këtë të fundit tek fytyrat e Arjolës, Rozana Radit dhe Anjeza Majës. Tre bukuroshet vijnë me të njëjtën të përbashkët, sfidat për sukses në televizion, në të cilat duket qartë se kanë dalë fitimtare. Me pak fjalë, edicioni i prillit nuk duhet lënë aspak pas dore.

Të pamë në kopertinën e restistës “Harmony” së bashku edhe me dy figura të tjera të njohura të ekranit si Rozana Radi dhe Anjeza Maja. I njihje vajzat më parë?

Rozanën kam patur kënaqësinë ta intervistoj në emisionin tim dhe me çiltërsinë dhe karizmën që e karakterizon, Rozi më ka falur një intervistë shumë të bukur. Kështu që po, Rozanën e njihja personalisht edhe më parë, ndërsa Anjezën e takova gjatë sesionit të fotove për kopertinën e “Harmony” dhe më la një shije shumë të mirë, ishte pozitive dhe e dashur.

Ishte kjo një eksperiencë e bukur për ty?

Photoshooting kam bërë shumë, por në asnjë nuk kam qeshur sa në këtë të fundit. Gjatë backstage-it kemi kaluar momente shumë të bukura. Madje ndërsa ne duhet të mbanim një portret pak të menduar dhe melankolik ndoshta, ishte e pamundur të mos qeshje, falë batutave të Rozit. Për ne u kujdesën një staf i tërë, grimi i Stefania Coppolas që ka një eksperiencë të gjatë në Mediaset dhe veshjet e sipërmarrjes së re të Rozanës, “Rose by Rozana Radi” na e lehtësuan shumë punën, sepse na bënë të ndihemi mirë me veten dhe kjo është shumë e rëndësishme gjatë një seti fotografik.

Si të erdhi ftesa për të qënë pjesë  e kopertinës së “Harmony”?

Ishte një propozim i kryeredaktores së revistës “Harmony”, Elda Laze, ai që më vuri në qendër të vëmendjes përmes kësaj kopertine. Kam patur fatin e mirë që të punoj në të kaluarën me Eldën dhe ajo më njeh mirë, i di vlerat e mia nga ana profesionale dhe ka qenë gjithmonë një suport i madh për mua, kështu që gjej rastin ta falenderoj për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë.

harmony.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215