Dasmat e vipave kanë pushtuar verën, dhe nuk kanë të mbaruar.
E fundit në radhë dhe padyshim një nga martesat më në zë është ajo mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Së fundmi është bërë e ditur se çifti do të lidhë kurorë në martesë për shumë pak ditë, dhe komentet natyrisht nuk mund të mungonin. Fillimisht u zbulua ftesa e tyre shumë e veçantë, e cila vinte e personalizuar për çdo të ftuar, nga motra e Marinës, Luana që publikoi të sajën. Në radhën e komenteve të fotos, pikaset edhe një shumë interesant nga moderatorja e njohur Ornela Bregu. Ajo i ka kushtuar urimet më të mira, dhe ka dalluar një detaj shumë interesant. Ornela shkruan se “do i pëlqente që emri i Marinës të ishte para”. Edhe pse besojmë se tashmë është shumë vonë për ta ndryshuar pasi ftesat duhet të jenë dërguar.