INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja e njohur ‘braktis’ Top Channel! Ja ku do t’a shohim sezonin e ardhshëm

Moderatorja e njohur ‘braktis’ Top Channel! Ja ku do t’a shohim sezonin e ardhshëm

Publikuar më: 19:27 15-08-2018

Moderatoren e njohur dhe mjaft simpatike Anjeza Maja e kemi parë këto tre vite në ekranin e Top Channel.

Por, me sa duket moderatorja ka vendosur të bëjë ndryshime për sezonin e ardhshëm pasi atë nuk do t’a shohim më në drejtimin e “Në shtëpinë tonë”.

Anabel shkruan se prezantuesja ka mbyllur kontratën me televizionin aktual dhe në sezonin e ri do ta shohim në Tv Klan.

Vetë ajo ka zgjedhur të mos e flasë projektin e ri që do të nisë me televizionin Klan, por është shprehur se kishte ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshonin.

"Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.
Kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq,” është shprehur ajo për Anabel.

anjezz1.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389