Megjithëse pak muaj më parë ishte pjesë e reality-showt “Big Brother Vip” në vendin tonë, këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk e përjashton mundësinë për t’u bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë.
Tashmë është bërë e ditur se formati “Big Brother” do të vijë së shpejti në Kosovë nën moderimin e Alaudin Hamitit, ndërsa banorët që do të jenë pjesë nuk janë zbuluar ende. Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram moderatorja kosovare Liberta Spahiu pyeti ndjekësit e saj se kë dëshirojnë që të bëhet pjesë e “BBV Kosova”.
Mes shumë sugjerimesh nga ndjekësit e saj ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe Vëllait të saj Alban Ramosaj. “Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”- ka shkruar Liberta në Instastory duke etiketuar Beatrix dhe Albanin.
“Mos më thuaj dy herë se erdha”– ka shkruar Beatrix teksa ripostoi videon e moderatores, ndërsa Alban Ramosaj ka vendosur të mos reagojë.
Beatrix Ramosaj ka qenë një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Albania”, për shkak të romancës që nisi me aktorin Donald Veshaj. Megjithatë, romanca e nisur brenda shtëpisë mes tyre, jashtë zgjati vetëm disa orë.