Moderatorja e njohur e emisionit "Prive", Liberta Spahiu, prej disa javësh ka udhëtuar drejt Zanzibarit në Tanzani, ku përveçse po zhvillon emisionin e saj, ndan me ndjekësit edhe foto të ndryshme nga pushimet në vendin tropikal.
Mbrëmjen e kaluar, ajo zhvilloi një intervistë me moderatorin e 'Ndrrimi i natës', Alaudin Hamitin, ku i duhej të bënte lojën me pyetje 'Haje ose thuaje'.
E pyetur nga moderatori se sa para ka në llogarinë bankare, pasi bëri disa llogari, Liberta është përgjigjur troç: "Duhet të keni mbetur diku tek 8-9 mijë euro", ka thënë moderatorja pa hezitim.