Ditën e djeshme në familjen e moderatores së njohur Elita Rudi, ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, moderatorja ka lajmëruar se është ndarë nga jeta gjyshja e saj, e cila ishte 82 vjeçe. Gjithashtu moderatorja ka njoftuar se ditën e sotme kryhet ceremonia e varrimit në qytetin e Gjakovës.
Kujtojmë që Elita është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe përballja me humbjen e një personi të dashur mund të jetë më i vështirë.