Ylli televiziv britanik duket se është gati për tu martuar me të dashurin 11 vjet më të vogël.
E kemi fjalën për Katie Price. Unaza me diamant që mbante në dasmën e shoqes nxiti spekulimet se është fejuar me Kris Boyson. Moderatorja 41-vjecare dhe Kris, 31 vjec ishin pjesë e të ftuarve duke treguar se e kanë harruar zënkën që pati në fillim të këtij muaji. Kris nxiti spekulimet se do ti propozonte për martesë pasi u pa duke kërkuar për unazë në një dyqan të Cartier.
Katie dhe Kris shijojnë lidhjen e dashurisë prej një viti. Ata u njohën në maj të vitit 2018 dhe kanë patur disa zënka gjatë kësaj periudhe, por kjo nuk i ndalon që të kurorëzojnë dashurinë me martesë.