Pas polemikave që shefi i guzhinës Renato Mekolli solli për shkak të sjelljes së tij me konkurrentët në spektaklin “Hell´s Kitchen” pati edhe shumë reagime si nga personazhet e njohur ashtu edhe nga publiku. Së fundmi Renato ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej lidhur me sjelljen e tij në kuzhinë.
Ai tregoi me humor se nervat i ka të trashëguara pak nga Greqia, por jo se shqiptarët janë më të qetë.
“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë?” – e pyet moderatorja.
“Nga nervi moj, që nuk marr kile” – u përgjigj Renato Mekolli.
“Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo është grek ?” –e pyet Bieta.
“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqipëtarëve janë o zot na ruaj” – tha duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.