Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qënë një nga personazhet më të përfolur në të gjitha mediat rozë në javët e fundit. Me startimin e reality shoë “Hell’s Kitchen” ku ai qëndron në krye të disa personave jo profesionistë në kuzhinë ka ngjallur reagime negative ndaj tij.
Sjellja e tij arrogante dhe e ashpër është komentuar gjithandej si aspak e përshtatshme për në kuzhinë. Ai theu pjata, qortoi ashpër konkurentët dhe krijoi në emision një situatë shumë të tensionuar.
Teksa ishte i ftuar në emisionin "Thumb", Aulona Musta e ka pyetur Renaton nëse i vinte ndopak keq dhe a ishte penduar për sjelljen me konkurentët e tij. Në atë moment, Fatma i ka ardhur nga pas duke i thyer një gotë para syve dhe buke i bërtitur me të madhe "Qimeeee", për ta vënë Renaton në të njëjtën situatë. Mirëpo, ai ka nisur të qeshë dhe ja ka kthyer moderatores:
"Po mos i thyej tani se janë me lekë."