Për sa i përket anës profesionale, ajo është një nga gazetaret sportive më të njohura në vend dhe duhet ta pranojmë që shpesh herë tërheq vëmendjen e publikut me pamjen e saj.
Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila, ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet e veshur me një palë të brendshme të zeza mjaft seksi. Në foton e postuar nga bukuroshja e “Super Sport”, ajo shihet mjaft sensuale, ku në sy bien format perfekte trupore. Si diçiturë në foto, Zemani shkruan: “Boll parë muret, por shikoni dritaret”. Kaq është dashur dhe ndjekësit e saj në Instagram kanë nisur komentet, pasi dihet se gazetarja është një person mjaft i dashur nga të gjithë sportdashësit, të cilët kanë shfrytëzuar këtë moment për ti bërë komplimentet e radhës Bora Zemanit.