Ajo është një ndër moderatoret më seksi shqiptare dhe la jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përkushtuar pasionit dhe profesionit të saj.
Gazetarja e njohur sportive, Leila Kraja prej disa javësh konkurron në “Dance Ëith Me” në sfida të ndryshme kërcimi ku partner ka këngëtarin Robert Berisha. Çifti në fjalë i dhuroi publikut mbrëmjen e sotme një kërcim shumë të nxehtë.
Roberti dhe Lei ngritën temperaturat në skenë, duke performuar në tub. Moderatorja shfaqej e veshur me një body në ngjyrë gri, ndërkohë që lëvizte në mënyrë sensuale. Por edhe Roberti nuk mbetej pas, i veshur vetëm me një palë pantallona, ku binin në pah muskujt dhe tatuazhet në trup.
Ata u vlerësuan nga juria për guximin dhe performacën, duke rrëmbyer edhe kupën e mbrëmjes.