Që Beyonce është diva e muzikës botërore e dinim, por që paska kopjuar moderatoren e njohur shqiptare e mësuam tani! Të gjithë u mahnitëm nga fotot e fundit të Beyonce në të cilat dukej shumë seksi vetëm disa muaj pas lindjes. Por në një nga fotot, fustanin e Beyonce ia kemi parë edhe Ilda Bejlerit më parë, pak a shumë ashtu domethënë.
Ilda ka publikuar një foto të divës së muzikës amerikane, Beyonce, duke shkruajtur se këngëtarja e ka kopjuar atë sa i përket një fustani që Bejleri ka veshur afro një vit më parë. Beyonce pak muaj pas lindjes së binjakëve ka zgjedhur këtë fustan me shpatulla të zbuluara dhe jakë ‘V’. Copy – Paste. Një vit përpara fustani Beyonce,’- shkruan moderatorja, sigurisht në kuadër të shakasë.