Ajo është një ndër aktoret dhe prezantueset më të njohura në vendin tonë si dhe është shumë e dashur nga publiku. Ndoshta nuk e dinit, por Jonida Vokshi e ka nisur karrierën si këngëtare pasi ka marrë pjesë në Top Fest në moshën 17-vjeçare.
Por më pas rrugët e saj dhe muzikës u ndanë sepse ajo iu dedikua prezantimit dhe aktrimit.
“Kënga ishte një dëshirë më shumë sesa nismë e një rrugëtimi që unë mendoja ta vazhdoja. Duke pasur një baba muzikant në shtëpi që i binte kitarës në çdo festë të mundshme, muzika ka qenë e pranishme që kur kam qenë e vogël. Doja thjesht ta kisha një kujtim dhe bëra mirë që e realizova në atë moshë sepse më vonë nuk do ta bëja më”, u shpreh Jonida e ftuar sot në “Xing me Ermalin”.
“E lashë muzikën sepse njoha Elvana Gjatën dhe ja lashë asaj”, tha Jonida me humor pasi ajo dhe Elvana janë shoqe të ngushta prej vitesh.