Ajo konsiderohet si një ndër femrat e forta dhe të pavaruara të ekranit. Por së funmdi edhe për deklaratat e saj thumbuese apo provokuese që bën gjatë postimeve. Edhe këtë herë njërën nga foto e publikuara në Instagram e ka shoqëruar me një tekst: Qaj, qaj djalë i mirë. Plot me zemër dhe dëshirë. Unë jam dashnorja jote‘. Këto janë fjalët provokuese të moderatores nga Kosova Liberta Spahiu e cila pas largimit të Elvanës nga Threedots, u fol për një lidhje me Flori Mumajesin. Edhe pse ansjëri nuk e pohonte lidhjen, fakti që Liberta dhe Elvana nuk komunikuan për ansjë çast me njëra-tjetrën kur ishin të pranishme në të njëjtën festë, konfirmon gjithçka. Të jenë këto fjalë ironi ndaj personave në fjalë? Vetëm Liberta e dëshifron këtë mesazh. /intv.al/