INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja e pyet “a të del koha për seks”, Ardit Gjebrea habit Roza Latin me përgjigjen e tij [FOTO]

Moderatorja e pyet “a të del koha për seks”, Ardit Gjebrea habit Roza Latin me përgjigjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 17:31 21-01-2018

Ardit Gjebrea është një ndër moderatorët më të dashur për publikun shqiptar. Përtej ekranit, Gjebrea shihet si prindi dhe bashkëshorti perfekt dhe teksa ishte i ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ai iu përgjigj një pyetje disi të sikletshme.

“A të del koha të bësh seks”, e pyeti Roza Lati Arditin.

Dhe Arditi nuk ngurroi të përgjigjej.

”Do habitesh, por më del.

Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim kushdo i bën të gjitha”, u shpreh Arditi ndërsa më pas shtoi:

Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund.
Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098