Do habiteni dhe ju pasi askush më parë nuk e kishte hapur sezonin televiziv kështu…
Sot nisi transmetimin “Fun Day”, emisioni më i dashur nga të rinjtë. Dhe moderatorja e ketij emisioni Fatma Methasani është një nga personazhet më të preferuar të audiencës rinore në moderim. Nisur nga fakti se Fatma është një personazh që nuk rri dot brenda kornizave, të gjithë prisnim që diçka të ndodhte.
Dhe kështu ndodhi! Duke filluar nga dritat e studios së emisionit që i ndezi vetë moderatorja dhe deri tek surpriza që Fatma i bëri stafit të saj. Surprizë kjo që dihej vetëm nga ajo dhe regjizori i emisionit. Fatma ndryshe nga shumë moderatore të tjerë në vend apo edhe jashtë, ajo ka vendosur të surprizojë stafin duke shfaqur foto nga pushimet e tyre dhe duke ju thënë harrojini sepse tani filloi ”Fun Day”. Për më shumë dhe të për të pare sesi Fatma surprizon stafin shikoni videon më poshtë./intv.al/