INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja i kujtoi peshën, Ledion Liço “acarohet” dhe nuk i lë gjë mangët: Na ngele në derë...[FOTO]

Moderatorja i kujtoi peshën, Ledion Liço “acarohet” dhe nuk i lë gjë mangët: Na ngele në derë...[FOTO]

Publikuar më: 19:19 02-04-2018

Epo vjen një moment kur duhen thënë nja dy fjalë!

Ledion Liço është një nga moderatorët më të mirë të ekranit shqiptar dhe prej vitesh e kemi parë të moderojë emisione të ndryshme në Top Channel.
I fundit që ka drejtuar ai është “The Voice of Albania” dhe aktualisht “The Voice Kids”, por të themi të drejtën ka pak qejf ta ndryshojë pamjen e tij shpesh dhe ndonjëherë e kemi parë brun, ndonjëherë, e shumë modele të ndryshme flokësh.

Por diçka që e ka “shqetësuar” ka qenë edhe pesha trupore dhe gjatë prezantimit të këtij sezoni të ‘The Voice Kids’, ka qenë njëra prej konkurenteve, në lidhje me publikun nga shtëpia në ‘Voice room’, bashkë me Dojna Memën, që i lexoi prezantuesit një koment pikant në lidhje me peshën e tij.

“Ledio, është mirë të dobësohesh pak...” – shkruante një komentuese në Instagram.

Por Ledioni nuk ia përtoi përgjigjen, duke e sqaruar edhe për shkurtimin e emrit të tij:

“E para, një herë, më mëso emrin. Unë nuk jam Ledio, por jam Liu. Pastaj, kur paske mësuar të lexosh komentet negative? Nuk dua më komente nga Instagrami” – tha moderatori.

“Edhe për mua kanë shkruar ‘akoma nuk është martuar kjo?'"- tha Dojna.

“E pra, na ngele në derë” – ia ktheu Ledioni me humor.

dpojana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818