Sot në In Style, Sara bashkë me këngëtaren Olimpia Smajlaj kanë vizituar klinikën dentare Top One Dental prej namit kaq të mirë që i ka dalë (janë aq të mirë sa për të shkuar atje, mund thjesht të bësh një telefonate dhe klinika të dërgon taxi!!!), dhe të dyja morën shërbimin e zbardhjes së dhëmbëve.
Në këtë episod në mësojmë më shumë mbi proçeduren e zbardhjes e cila është kaq e kërkuar mes klientëve.
Doktor Aldo Vangjeli bëri një bashkëbisedim me Sarën gjithashtu, duke na zgjeruar horizontin mbi higjenën tonë orale dhe ndërhyrjet që bëhen në raste të ndryshme.
Mbas seancave përkatëse, të dyja vajzat kishin buzëqeshje të shkëlqyera dhe ishin mëse të kënaqura nga shërbimi.