E ftuar së fundmi në emisionin “A-Politik” me Kelvi Kadillin në Syri TV, ishte e ftuar moderatorja e RTV Ora, Feride Kuqi. Gjatë intervisës Feridja foli për fillimet e saj si modele dhe pjesëmarrjen në “Miss Shqipëria”, por u ndal edhe tek jeta personale duke treguar një histori me dy futbollistët Taulant Xhaka dhe Berat Gjimshitit.
Disa vite më parë kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, në një prej club-eve në Tiranë i kishte rënë në sy Feridja. Feridja tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.
Feride Kuqi: “Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me ?unat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Xhemshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë n? mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve duke vënë pikat mbi i për lajmin e qarkulluar disa vite më parë, se mes tyre nuk kishte asgjë përvec se një foto e momentit.