Shpesh herë dëgjojmë si moderatoret shqiptare na tregojnë se nuk është diçka e re që ngacmohen nga futbollistët. Madje tanimë Instagrami ka bërë gjithçka më të lehtë për të gjithë, jo vetëm për bashkëpunime projektesh por edhe për njohje me të tjerët.
Së fundmi ishte moderatorja sportive nga Kosova, Elmira Sadrija ajo që rrëmbeu vëmendjen në rrjet.
Në një deklaratë e saj në emisionin ku ishte e ftuar në ATV, ka treguar se është ngacmuar nga një futbollist i Barcelonës.
Elmira theksoi se kjo ka bërë të jetë lajm në të shumë portale të Ballkanit, si në Kroaci, Serbi apo në Malin e Zi.
“Ngacmimi i fundit ka qenë në shtator të vitit të kaluar, kur unë kam arritur të bëhem lajm në Ballkan dhe pak më gjerë që nuk e kam kuptuar përse. Përmes followers në Instagram, kam pa që kam qenë në top lajmet në Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, edhe kjo ka pasur të bëjë me një futbollist të Barcelonës”, u shpreh ajo.