Ndërhyrja e buzëve tashmë është një trend i përqafuar jo vetëm nga femrat e ekranit.
Edhe pse janë të shumta ato që kanë bërë një ndërhyrje të tillë estetike, ka ende femra që nuk e preferojnë diçka të tillë. Njëra ndër to është moderatorja kosovare Liberta Spahiu e cila nuk e ka kursyer mendimin e saj për këtë pjesë. Teksa poston këtë foto ironike ku para buzëve të saj mban një palë të tilla fallco , të stërmëdha, shkruan: Dikujt i rri shumë mirë guma, ama dikujt i rri thjeshtë gumë’. Ta ketë me dikë në veçanti vallë? /intv.al/