Moderatorja e ëmbël e ‘Digitalb’ ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës ku ka rrëfyer për herë të parë edhe për romancën e saj të shumëpërfolur.
Jona Spahiu rrëfeu se ata që të dy punojnë në Digitalb dhe aty janë njohur, në ambientet e punës.
"Ai është komentator sportiv në ‘Digitalb’ dhe aty nisi gjithçka.”-rrëfeu Jona.
Por edhe njohja në ambientin e punës kishte të metat e veta të cilat moderatorja i shprehu pa hezitim.
“Ta njihja në ambientin e punës ishte një pengesë për mua. E kisha shumë të vështirë të krijoja një raport të tillë në vendin ku punoja. Por jam e lumtur dhe sigurisht kjo lumturi ka dhe emrin e dashurisë.”