INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja shqiptare tregon ‘çmendurinë’ që bëri nga xhelozia për të dashurin biznesmen: Pagova qindra euro një detektiv privat…

Moderatorja shqiptare tregon ‘çmendurinë’ që bëri nga xhelozia për të dashurin biznesmen: Pagova qindra euro një detektiv privat…

Publikuar më: 15:06 03-05-2020

Moderatorja Ester Bylyku e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, rrëfeu një eksperiencë të sikletshme që ka kaluar. Ajo tregoi se është e lidhur me një biznesmen dhe nga xhelozia, kishte punësuar një detektiv privat që të ndiqte të dashurin.

Moderatorja tregoi se kishte paguar qinda euro për t’i siguruar foto dhe video nga clubi ku ndodhej, pasi i kishin thënë se e kanë parë me një femër, e cila ishte mamaja e një këngëtari të njohur.

Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde.

I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë këtu ka diçka që nuk shkon. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. Kushtonte goxha. Dhe i thashë mos u kurse se unë dua foto e video, ç’do gjë. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Nuk e desha veten,”-tregoi moderatorja.

stet.png

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215