INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën… [VIDEO]

Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën… [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 08-06-2019

Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran, po ashtu është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës, ku ka treguar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj siç është fëmijëria.

Moderatorja tha se kur ka qenë e vogël ka jetuar në fshat dhe ka mësuar të mjelë lopën, të kalërojë dhe të ujisë kopshtin.

“Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta. Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Vitin e parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë. Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin”- është shprehur Dojna.

 

Article Logic
Execution time: 0.0050830841064453