Liberta Spahiu është nga moderatoret më të njohura të emisioneve të showbizit.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke u kthyer atyre përgjigjet që u interesonin, kryesisht nga jeta personale dhe ndodhitë.
Mes shumë pyetje të tjera asaj iu kërkua që tregonte një të pathënë më herët për vetën e saj dhe Liberta zbuloi se kishte përfunduar në burg për 32 orë.
‘’Atëherë ka shumë të pathëna por një që po jau tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emission, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë’’, tha Liberta duke mos zbuluar më shumë rreth arsyes që u arrestua