INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Modernizohet' Vatikani. Hap dritaren e komunikimit me botën për murgeshat

'Modernizohet' Vatikani. Hap dritaren e komunikimit me botën për murgeshat

Publikuar më: 14:36 15-05-2018

Duket se kohët kur murgeshat izoloheshin në manastire larg botës kanë ndryshuar. Dritaret dhe portat e trasha të manastireve mund ti mbajnë brenda por lidhja me botën e jashtme nuk do të mungojë për ato që jetën ja kanë kushtuar zotit dhe besimit të tyre. Vatikani ka vendosur që murgeshat të kenë akses në media dhe në rrjetet sociale, por përdorimi duhet të jetë "i matur". Ato nuk duhet të nënvlerësojnë qëndrimin në heshtje duke u marr me lajme dhe fjalë. Dispozitat e reja të Vatikanit parashikojnë se "Lejohet përdorimi i medias sociale por vetëm për arsye të informimi, trajnimi ose pune. "Fenomeni i murgeshave që përdorën rrjetet sociale u përhap vite më parë duke ndarë rrjetin mes mbështetësve të izolimit dhe atyre që e konsideruan si kthesë pozitive. Në 2016, Papa Francesko deklaroi se mbështete përdorimin e internetit me kujdes. Duket se mediet sociale janë bërë një mënyrë për të siguruar mbijetesën e rendit për murgeshat e fshehta. Më pak se një vit më parë, manastiri i Santa Clara di Oristano, në Sardenjë, zgjodhi të ndajë punën e komunitetit të tij për të parandaluar fundin e urdhrit që mesa duket nuk është shumë larg, duke pasur parasysh se ka mbetur me vetëm 10 anëtarë. "Në botë ekzistojnë 37.970 murgjër” thotë Josè Rodríguez Carballo, sekretar i Kongregatës për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike".

Article Logic
Execution time: 0.0040020942687988