INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Modestia” e Ramës, refuzon titullin ‘Qytetar Nderi’ nga Bashkia Dibër. Ja arsyeja…

“Modestia” e Ramës, refuzon titullin ‘Qytetar Nderi’ nga Bashkia Dibër. Ja arsyeja…

Publikuar më: 13:29 30-04-2019

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin qytetar nderi të dhënë nga bashkia Dibër.

Këshilli Bashkiak i Dibrës e nderoi sot Ramën ‘Qytetar Nderi’ me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Por, Kryeministria ka reaguar pas këtij lajmi, duke thënë se Kryeministri e refuzon këtë titull, duke sqaruar se “Rama ka qënë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë”.

“Kryeministri Rama ka qënë, mbetet dhe do të jete gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falenderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në njoftimin e zyrës për shtyp.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162