Interi duket se është kthyer në një “fiksim” për Luka Modriç. Siç raporton “SportMediaset” në Itali, ka qenë vetë kroati që i ka komunikuar shokëve të tij në kombëtare, që kërkon të kalojë që në janar tek Interi.
Modriç, i cili është i grumbulluar me Kroacinë, në datë 9 shtator festoi 33-vjetorin, dhe në festën e ditëlindjes, mësohet se i ka komunikuar bashkëkombasve që ka tek Interi, se do të transferohet në Milano, pa pritur fare për verën e ardhshme.
Interi kërkoi që ta merrte edhe në këtë merkato Modriçin, duke qenë se edhe ky i fundit kishte dëshirë për një operacion të tillë, por ishte vetë presidenti i Realit, Florentino Perez, që e quajti të mbyllur këtë çështje, dhe nuk e lejoi kalimin e tij.