Luka Modriç mund të jetë më shumë se thjesht një ëndërr për Milan. Sipas atyre mediave italiane tratativat kanë filluar për të sjellë 33 vjeçarin në “San Siro”. Kroati prej kohësh ka dhënë pëlqime për milanezët duke u shprehur se janë i vetmi klub ku ai do dëshironte largohej pas Realit. Problemi i vetëm në këtë transfertë është paga e lartë e lojtarit, gjë të cilën kuqezinjtë po e negociojnë. Florentino Perez kërkon të paktën 25 milionë euro për mesfushorin, dhe mund të arrihet marrëveshja për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy palëve.