INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moggi jep deklaratën befasuese: Ronaldo-n nuk do ta blija 33-vjeç, titullin e fiton..

Moggi jep deklaratën befasuese: Ronaldo-n nuk do ta blija 33-vjeç, titullin e fiton..

Publikuar më: 13:41 29-08-2018

Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventus, pavarësisht se është përjashtuar përjetësisht nga Federata Italiane e Futbollit, vazhdon të jetojë në botën e futbollit dhe të qëndrojë shumë pranë tij.

Në mendimet e Moggi gjithmonë ka vend për “Zonjën e Vjetër”, siç tregon gjatë një interviste për shtypin italian.“Futbolli mbetet jeta ime, edhe pse futbolli i sotëm ma shpif. Edhe nëse do të doja nuk do të mund të qëndroja jashtë. Vazhdojnë të më telefonojnë dhe të më kërkojnë këshilla,” – tha Moggi, i cili në sezonin e kaluar ishte drejtori i Partizanit në Shqipëri.

I pyetur nëse kishte qenë ai që ia kishte sugjeruar blerjen e Cristiano Ronaldo, Moggi u përgjigj: “Jo, ka vendosur FIAT. Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodha Manchester. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar.”

Më pas, Moggi vazhdon: “Do ta kisha shitur më parë Higuain për 50 milionë euro dhe e përsëris që nuk do të kisha marrë Ronaldo tani që është 33 vjeç. Në Spanjë më kanë thënë se ai nuk gëzon kur shënon një shok ekipi dhe Perez më tha se donte të largohej sepse ai nuk kishte pranuar që Real Madrid ta bënte Real Ronaldo.” Në fund, “Big Luciano” shtoi: “Bonucci? Shkëmbimi me Caldara ishte një gomarllëk i madh… Titullin? Unë mendoj se e fiton Inter, bujshëm!”

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775