Ballkani është në Evropë kur ju shikoni hartën e Evropës, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
"Nëse shikoni hartën e Evropës, ju shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën ", theksoi ajo, duke shtuar se beson se BE mund të përdorë maksimumin e ndikimeve të saj duke vepruar vazhdimisht.
Duke folur në takimin e përbashkët midis AFET dhe Delegacionit të PE në Asamblenë Parlamentare të Euro-Amerikës Latine (DLAT), Mogherini shfrytëzoi mundësinë për vlerësuar përsëri marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.
Mogherini njoftoi se, siç është premtuar tashmë, ajo pret që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të hapin negociatat e pranimit në BE në qershor.