INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini: Do t’i kundërvihemi çdo presioni politik që kufizon fjalën e lirë

Mogherini: Do t’i kundërvihemi çdo presioni politik që kufizon fjalën e lirë

Publikuar më: 14:41 03-05-2018

Rreth 40 gazetarë kanë humbur jetën për shkak të profesionit të tyre që nga fillimi i 2018-ës. Të dhënat janë publikuar nga Reporterët pa kufijtë cilët kanë bërë apel Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e gazetarëve.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit shefja e Diplomacisë europiane Federica Mogherini i konsideroi sulmet kundër medias si sulm kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne.‘Sulmet kundër medies dhe gazetarëve janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne. I bëjmë homazh të gjithë reportereve në Europë e mbarë botën që humbën jetën teksa ushtronin profesionin e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Mediet e lira, të larmishme e të pavarura, përfshirë ato online, janë shtyllat e një shoqërie të hapur pluraliste dhe bartin në vetvete përgjegjësinë e madhe për t’i garantuar publikut lajme të verifikuara dhe korrekte.N do t’i kundërvihemi çdo legjislacioni, rregulloreje apo presioni politikë që kufizon lirinë e fjalës dhe do të marrim masa konkrete, thuhet më tej në mesazh.

“Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund”.

Me këtë mesazh ne Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti Meta del ne mbeshtetje te plote te reportereve, duke dënuar me ashpërsi cdo sulm e akt dhune ndaj tyre dhe apelon që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107