INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini fton kryediplomatët evropianë të shpërblejnë progresin e Maqedonisë

Mogherini fton kryediplomatët evropianë të shpërblejnë progresin e Maqedonisë

Publikuar më: 12:08 25-06-2018
Një ditë para takimit të rëndësishëm të ministrave të BE-së, të cilët duhet të marrin parasysh një rekomandim për fillimin e negociatave me Maqedoninë, përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini nga Brukseli u kërkoi vendeve anëtare të shpërblejë progresin e Maqedonisë.
 
“Ju e dini se ne  rekomanduam negociatat me Shkupin dhe Tiranën. Ky proces duhet të bazohet në merita, që do të thotë se kur ka progres, ai duhet të njihet dhe të inkurajohen palët. Shpresoj që shtetet anëtare të marrin vendimin e duhur”,ka thënë ajo.
 
Mogherini tha se përparimi i Ballkanit Perëndimor është mbresëlënës, duke përmendur nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë, si dhe përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ministrat e jashtëm të BE-së nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme duhet të debatojnë për zgjerimin dhe raportet e prillit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. E ndërsa është arritur marrëveshja për emrin, duket se Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ende nuk ka firmosur marrëveshjen me Greqinë për emrin. Sipas Kushtetutës, nëse Ivanov vazhdon të mos ndryshojë qëndrim, atëhere ligji do të rikthehet përsëri në Kuvend për votim. Ndërkohë, në Greqi vijojnë protestat kundër kësaj marrëveshjeje. Protesta e një dite më parë në Selanik përfundoi me incidente të vogla. 
 
Article Logic
Execution time: 0.00370192527771