INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini 'mollë sherri'. Haradinaj e akuzon se ‘mbyti’ dialogun, Vuçiç i del në mbrojtje

Mogherini 'mollë sherri'. Haradinaj e akuzon se ‘mbyti’ dialogun, Vuçiç i del në mbrojtje

Publikuar më: 15:24 12-12-2018

Deklarata e shefes për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Frederika Mogherini  se nuk e përjashton mundësin e shkëmbimit të territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të qeverisë së Kosovës. Haradinaj e akuzoi kryediplomaten se po mbyt dialogun Kosovë-Serbi, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit serb.

mogherini.jpg

Aleksandër Vuçiç, i ka dal në mbrojtje shefes së diplomacisë evropiane, duke u shprehur se ajo nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, e se fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi. “Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë” ka deklaruar Vuçiç për televizionin publik serb. Ai tha se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe se Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë. Haradinaj, fajësoi të martën Mogherinin, se dialogun për normalizim e ktheu në bisedime për territore. Sipas kreut të qeverisë kosovare qëndrimi i shefes së diplomacisë është i papranueshëm.  “Mendojë që zonja Mogherini e ka mbyt dhe e ka ç’rregullu dialogun nga një dialog për normalizim e ka kthyer në një dialog për territore. I ka shkaktur dëm rajonit tonë.”,është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.0018489360809326