INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini: Ne nuk ndërtojmë mure për refugjatët

Mogherini: Ne nuk ndërtojmë mure për refugjatët

Publikuar më: 09:23 07-02-2017

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka mbrojtur qëndrimin se politikat e BE-së për parandalimin e ardhjes së refugjatëve në Evropë nuk janë për ndërtimin e mureve, sipas saj, ashtu siç ka vepruar SHBA-ja, por janë për menaxhimin e fluksit të refugjatëve, raporton AA.

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, Mogherini tha se marrëveshja e arritur me Libinë që përfshin edhe 200 milionë euro për të parandaluar ardhjen e refugjatëve në vendet e BE-së, është e rëndësishme nga pikëpamja për parandalimin e tragjedive në det.

“Ky nuk është një mur”
Duke folur rreth marrëveshjes Mogherini tha se “Dëshiroj ta shpreh në mënyrë të qartë se politika jonë është për menaxhimin e rrjedhës së refugjatëve dhe nuk është një mur, nuk është të mbash njerëzit jashtë. Është një tjetër mënyrë, një mënyrë evropiane e cila ka për qëllim të menaxhojë një çështje shumë komplekse dhe e cila ka si prioritet të drejtat e njeriut dhe luftën kundër organizatave kriminale.”

Pasi ka theksuar se me këtë metodë krahas vendeve që kalojnë tranzit refugjatët kryejnë bashkëpunim edhe me institucione ndërkombëtare, Mogherini, duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën dhe qëndrimit të tij kundër pranimit të refugjatëve është shprehur se “Prandaj, kjo që ju shihni sot është plotësisht e kundërta e mënyrave të tjera.”

Muret e BE-së

Liderët e BE-së me 3 shkurt u takuan në Maltë e cila ka edhe presidencën e radhës dhe arritën një marrëveshje mbi një paketë të përgatitur me qëllim ndalimin e fluksit të refugjatëve në Evropë nga Libia. Paketa përfshin trajnimin e njësive të rojës bregdetare të Libisë si dhe mbështetjen me një ndihmë prej 200 milionë eurosh për përmirësimin e kushteve në kampet e refugjatëve në vend.

Hungaria, vend anëtar i BE-së kishte ndërtuar mur kundër kalimeve ilegale të refugjateve, ndërsa Austria kishte vendosur rrjeta teli.

Gjithashtu disa vende të BE-së duke përfshirë edhe Gjermaninë, për të parandaluar ardhjen e refugjatëve në territoret e tyre kishin pezulluar Schengen-in.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268