Më 8 dhe 9 maj zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën. Shefja e diplomacisë europiane do të marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës. Deri në këto data pritet të shikohet nëse do të ketë një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës, siç tashmë kanë parashtruar aleatët e PD. Ndërkohë, vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë.