Federica Mogherinin ka folur gjatë konferencës së përbashkët me Ramën dhe pasi fjalën, "urime" e ka thënë në gjuhën shqipe, ka shtuar se Shqipëria e meritoi rekomandimin për hapjen e negociatave. Ndërsa theksoi se Shqipëria duhet që të vijojë thellimin e reformave, veçanërisht atë të drejtësisë. Ajo u pyet nga gazetarët nëse mosbindja civile e opozitës do të ndikojë në vendimin e Këshillit të Europës për negociatat dhe ishte e qartë në përgjigje kur tha se opozita duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
“Të gjitha ata që kanë punuar në dekadën e fundit në transformimin e vendit, jo vetëm të marrin meritën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Kjo është një përpjekje kombëtare, kjo është në interes të shumicës dhe pakicës për thellimin e reformave,” tha Mogherinin.