INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mohamded Salah feston sot ditëlindjen dhe Bajramin e Madh, por a do të luajë kundra Uruguajit ?

Mohamded Salah feston sot ditëlindjen dhe Bajramin e Madh, por a do të luajë kundra Uruguajit ?

Publikuar më: 11:28 15-06-2018

Mohamed Salah ka qenë në qëndër të vëmëndjes kohët e fundit për shkak të ndeshjes së fundit në të cilën ishte pjesëmarrës, pikërisht ajo e Championsit.

Ai është një prej futbollistëve më të ndjekur gjatë muajit të fundit dhe pjesëmarrja e tij në botëror ka qenë një diskutim i gjatë, pas dëmtimit që pësoi, të shkaktuar nga Sergio Ramos.

Sulmuesi egjyptian që shkëlqeu në këtë sezon në Liverpool dhe Evropë, duket se është gati për të startuar Botërorin, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajit. Konfirmimi erdhi nga trajneri Kuper një ditë më parë, por edhe vetë futbollisti ndihet mirë dhe nuk kërkon ta humbasë këtë ndeshje.

Por nuk është vetëm gëzimi i premierës në Botëror, Mohamed Salah sot feston edhe ditëlindjen e tij të 26, e cila ndër të tjera përkon edhe ditë e Shënjtë të Bajramit të Madh.

Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjerë të Egjyptit, Mohamed Salah ka qenë shumë strik në muajin e Ramazanit, pavarësisht problemeve që kishte me dëmtimin.
Nga viti 2011, Mohamded Salah numëron 57 ndeshje me Egjyptin dhe 33 gola të shënuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598