Beatrix Ramosaj është padyshim një prej këngëtareve më të talentuara shqiptare si edhe një ndër vajzat më të komentuara në showbizz.
Ndonëse prej kohësh nuk është aktive në muzikë, qëndron shumë aktive në rrjete sociale ku qëndron në kontakt me fansat dhe ndjekësit e saj.
Së fundmi këngëtarja ka vendosur t'i lërë fansat pa gjumë duke postuar një foto nga shtrati, e veshur me të brendshme kuq e zi.
"Puthma mendjen, jo trupin", shkruan Beatrix duke shkaktuar shumë komente nga fansat, shumica prej të cilëve e komplimentojnë, por ne nuk mund të rrimë pa menduar se mos ndoshta ky është një dedikim.
Prej disa kohësh Beatrix është komentuar për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Escobar, por të dy e kanë mohuar lidhjen dhe janë shprehur se janë vetëm miq të mirë.