Arjan Konomi dhe Bora Zemani janë shndërruar në personazhet më të pëlqyer të momentit, të cilët na kanë shoqëruar prej 9 muajsh me “Për’puthen”.
E gjersa jemi në ditë e fundit të programit Arjan Konomi i ka bërë një dedikim epik Bora Zemanit duke e quajtur “qëne”.
“Si nga Vlora që jemi, besoj e di si e shprehim dashurinë e madhe: Të dua moj qëne”, ka shkruar opinionisti sipër një fotografie ku shfaqet bashkë me Borën.
Ndryshe “Për’puthen” rinore tashmë ka përfunduar dhe java që vjen do të sjell “reunion” të konkurrentëve që kanë ikur dhe sqarimin e shumë situatave që për publikun dhe për ata vet janë ende të paqarta.