Bashkia e Tiranës ka gati dhuratën për qytetarët e saj më 14 Shkurt, pasi falë nëj investimi në Parkun e Liqenit, do të përurohet “Moli i Dashurisë”.
Të dashuruarit por edhe qytetarët e tjerë që do të dëshirojnë të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku do të gjejnë dekor festiv dhe muzikë të zgjedhur.
Gjithashtu, për atë ditë do të ketë edhe aktivitete të tjera.