INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mollë sherri' për Andin dhe Jasminën?! Diona Fona flet për HERË TË PARË pas ndarjes së çiftit!

'Mollë sherri' për Andin dhe Jasminën?! Diona Fona flet për HERË TË PARË pas ndarjes së çiftit!

Publikuar më: 12:33 04-07-2021

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”. Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Vlen të rikujtojmë se pjesëmarrja e Andit në klipin e Dionës ka shkaktuar zënka mes Andit dhe Jasminës asokohe, e cila kjo e fundit e ka shfaqur hapur xhelozinë.

Mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” ka qenë e ftuar Diona Fona, e cila ka folur për këngën e saj më të fundit “Fire”, por ndër të tjera nuk ju shpëtoi pyetjeve edhe në lidhje me këtë histori që është përfolur shumë. Diona theksoi se mes tyre ka patur një bashkëpunim profesional dhe asgjë më shumë.

Diona Fona: I kam dëgjuar këto lajme, më kanë rënë në vesh.

Jonida Shehu: Je shqetësuar për këto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq që je bërë preteks të ndahet një çift?

Diona
 Fona: Çka duket në television, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021710395812988