Futbollisti Lionel Messi ka humbur një njeri të familjes, raporton faqja zyrtare e klubit të Barcelonës.
Bëhet fjalë për gjyshin e tij 80-vjeçar i cili u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë.
Gjyshi i futbollistit ishte dërguar në spital në Rosario, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se ai jetonte vetëm në Argjentinë.
Sipas deklaratës së yllit të Barcelonës, të dy, gjyshja dhe gjyshi nga ana e nënës kanë qenë shumë të rëndësishëm për atë në fillim të karrierës së tij futbollistike