Studentët po protestojnë edhe përgjatë ditës së sotme. Në ditën e tretë të protestës për këtë vit, studentët janë përplasur me pedagogët si dhe me rojet e Universitetit Politeknik të Tiranës, por menjëherë më pas ka ndërhyrë edhe policia.
Studentët janë përballur gjithashtu dhe me Dekanin Jorgaq Kacani në korridor.
Përballja ndodhi pak minuta pasi studentët, kanë nxjerrë jashtë fakultetit karrige dhe banka dhe rojet janë detyruar të thërrasin policinë në ndihmë. Akuza e studentëve si shkak për këtë konflikt, ka shkuar për dekanin e fakultetit i cili sipas tyre i ka kërcënuar ata për të vazhduar mësimin dhe të ndaluar protestën.